Flamurtari ka bërë një goditje të madhe në merkato, duke firmosur me mesfushorin spanjoll Hoze Rodrigez, sipas asaj që raporton Panorama Sport. 30-vjeçari ka një karrierë të pasur dhe dikur ka luajtur edhe për Real Madridin, madje edhe në Champions League, ku shënoi një gol në një ndeshje të Kupës.
Rodriguez u promovua në ekipin e parë të Realit në vitin 2012 nga trajneri Zhoze Murinjo, i cili i dha mundësinë e parë.
Mesfushori ka luajtur më parë në Spanjë, Turqi, Gjermani, Izrael, Holandë dhe Belgjikë, ndërsa për herë të fundit ka qenë pjesë e klubit Adana Demirspor në Turqi. Ai ka qenë pa skuadër për gati një vit, por mbetet një emër me eksperiencë dhe potencial të lartë.
Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e tij është 350 mijë euro, çka e bën këtë një lëvizje ambicioze nga klubi vlonjat.