Kosova

FOTO E DITËS: Albin Kurti homazhe në 26-vjetorin e masakrës në Tërnje të Therandës, ku u vranë 46 anëtarë të të njëjtit fis

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Albin Kurti homazhe në 26-vjetorin e masakrës

Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, ose e njohur si masakra e Suharekës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë varreve të të rënëve, të cilët u vranë mizorisht nga forcat e armatosura serbe.

“Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës”, u shpreh kështu Kurti gjatë homazheve, teksa shtoi se neve na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, por e rëndësishme që ta forcojmë shtetin tonë, ta forcojmë shtëpinë e popullit, ashtu që brezave të ardhshëm kurrë të mos iu bie që të vuajnë, të kenë dhembje apo humbje çfarë kaluam ne."

Mediet në Kosovë shkruajnë se Kurti ndër të tjera theksoi se 26 vite më parë në pranverën e vitit ’99-të, u vranë martirët e dëshmorët e kombit, duke na kujtuar se sa i madh ishte çmimi i lirisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH