Aktualitet

TRAGJIKE NË DURRËS/ Dy turistët e huaj i lë JET SKI në mes të detit, njëri humb jetën, tjetri në gjendje kritike në spital

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE NË DURRËS/ Dy turistët e huaj i lë JET SKI në

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në ujërat detare shqiptare.

Burime për mediat bëjnë me dije se Policia Kufitare, gjatë një patrullimi rastësor në zonën e Durrësit, ka gjetur të pajetë në det një turist të huaj, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dhe menjëherë pas konstatimit, forcat policore i kanë nxjerrë në breg, ku trupi i turistit, shtetësia e të cilit ende nuk dihet, është dërguar në morg, ndërkohë që turisti tjetër është nisur menjëherë drejt spitalit të Durrësit, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se shtetasit e huaj nuk kishin me vete mjete identifikuese, ndërkohë që policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH