Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 33-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet me qëllim

Një 33-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në kaudër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

33-vjeçari Erjon Mera rezulton i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Napolit, për ‘Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”.

“Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në bashkëpunim me Seksionin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në vijim të operacionit “The Wanted”, arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Erjon Mera., 33 vjeç”, njoftoi policia.

Gjykata e Apelit të Napolit e ka dënuar 33-vjeçarin, me 8 vjet e 6 ditë burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armabajtje pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH