Aktualitet

Paradë kuqezi, shqiptarët pushtojnë New York-un

Shkruar nga Liberale

Paradë kuqezi, shqiptarët pushtojnë New York-un

Fevziu zbulon se ngjarja kulmore e komunitetit shqiptar nis me një mëngjes me kryebashkiakun Adams

E kthyer tashmë në traditë, mbahet në  New York parada e shqiptarëve, një nga ngjarjet më kulmore në komunitetin e shqiptarëve në SHBA dhe jo vetëm.

Parada e përvitshme e shqiptarëve ka nisur me një mengjes të veçantë nga kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, një nga përkrahësit e komunitetit shqiptar në Amerikë. Në krye të paradës është banda e policisë së New York-ut. Të ftuar në këtë event të rëndësishëm për komunitetin shqiptar, ishin edhe një grup i emisionit “Opinion” në Tv Klan.

“Kjo është hera e parë që kryetari i bashkisë së New York-ut merr pjesë vetë në hapjen e paradës me flamurin shqiptar në dorë”,shprehet gazetari Blendi Fevziu.

Eventi u zhvillua në afro 10 rrugë të New York-ut, ku u ndalua edhe qarkullimi i automjeteve.

Parada organizohet nga Albanian Roots nën kujdesin e Presidentit, Marko Kepi. Janë të shumtë emigrantët shqiptarë që marrin pjesë në këtë parade.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH