Aktualitet

Njoftim për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Durrësit

Shkruar nga Liberale.al

Njoftim për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) ka njoftuar se në disa zona të qytetit do të ketë reduktim të përkohshëm të furnizimit me ujë të pijshëm. Shkak për këtë situatë janë problemet që po has OSHEE me furnizimin me energji elektrike në zonën e Fushë Kuqes.

Sipas njoftimit zyrtar, stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot do të stakohen që nga mbrëmja e sotme deri nesër në mëngjes, duke ndikuar drejtpërdrejt në sistemin e furnizimit me ujë për disa zona.

SHRUKD siguron qytetarët se ekipet teknike janë në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE dhe po monitorojnë situatën për të mundësuar rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH