Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të Kthesës së Danit, përgjatë segmentit Pukë–Shkodër, ku u përplasën dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Pukës.
Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa situata e tyre po ndiqet nga afër nga personeli mjekësor. Aksi rrugor në këtë zonë është bllokuar përkohësisht për shkak të aksidentit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. Sipas burimeve zyrtare, rruga pritet të rihapet shumë shpejt, sapo të përfundojnë procedurat e nevojshme.