Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mat, ku një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Lajmi u konfirmua nga Policia e Shtetit, pasi babai i të riut, shtetasi R. D., bëri një kallëzim në Komisariatin e Policisë Mat, duke raportuar mungesën e djalit të tij, gjithashtu me inicialet R. D.

Dhe menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit, ndërkohë që dyshohet se automjeti i tij ka rënë në ujë.

Mat/Informacion paraprak:

Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH