Është identifikuar 23-vjeçari i cili humbi jetën në Mat, pasi përfundoi bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit.
Bëhet fjalë për shtetasin Renis Dobra, i cili u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij. Dyshohet se i riu është rrëmbyer një ditë më parë, ndërkohë që për përcaktimin e shkakut të vdekjes janë nisur ekspertët nga Tirana.
Në njoftimin e shpërndarë nga policia për mediat, nuk caktohet shkaku i vdekjes.