Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga Liqeni i Zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama e përshkruan këtë vend si: "atje ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut".
“Mirëmëngjesi dhe nga freskia e liqenit të zi në Radomirë, në zemër të Alpeve të Dibrës, ku ajri i pastër dhe qetësia malore sfidojnë vapën e korrikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke ndarë edhe pamje nga natyra malore e zonës.