Aktualitet

"E mbytën me litar dhe e hodhën në liqen"/ Detaje të rënda nga vrasja e Renis Dobrës në Mat!

Shkruar nga Liberale

"E mbytën me litar dhe e hodhën në liqen"/ Detaje

Detaje të reja mësohen nga ngjarja rëndë në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra, u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Sipas informacioneve, dyshohet se 23-vjeçari është marrë peng afër banesës dhe është mbytur gjatë rrugës.

I riu ishte denoncuar i zhdukur në polici nga babai i tij mbrëmjen e djeshme.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH