Aktualitet

Rrymat e forta detare/ Shpëtohen nga mbytja dy pushues tek “Rana e Hedhun”

Shkruar nga Liberale

Rrymat e forta detare/ Shpëtohen nga mbytja dy pushues tek “Rana e

Dy pushues kanë shpëtuar nga mbytja, për fatin e tyre të mirë. Rreth orës 17:30 të pasdites së sotme, tre shtetas shqiptarë të moshës 30–35 vjeç, të cilët po laheshin së bashku në det, janë përfshirë nga rrymat e forta detare si pasojë e përkeqësimit të motit në zonën e Ranës së Hedhun.

Njëri prej tyre ka arritur të dalë në breg me forcat e veta, ndërsa dy të tjerët nuk kanë mundur të kthehen dhe janë tërhequr në thellësi. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të një vrojtuesi deti, i ndihmuar nga administratori i beach bar-it, ku të dy personat janë nxjerrë në breg në gjendje të stabilizuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin larjen në zona pa vrojtues dhe të respektojnë sinjalistikën e sigurisë, sidomos në kushte të pafavorshme atmosferike.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH