Aktualitet

ZJARRET përparojnë me shpejtësi në Gramsh/ Paralajmërohen banorët, pritet ndërhyrja nga ajri

Shkruar nga Liberale
ZJARRET përparojnë me shpejtësi në Gramsh/

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e vona të natës në afërsi të fshatit Sojnik, në Njësinë Administrative Kukur, pjesë e bashkisë Gramsh.

Ndërkohë, sipas banorëve të zonës, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor të dendur, ku ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor.

Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin në ditët e fundit. Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.

Kjo situatë me zjarret ka ngjallur shqetësim të madh mes banorëve të fshatit Sojnik dhe zonave përreth, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme drejt zonave të banuara mbetet i lartë, nëse zjarri nuk vihet nën kontroll në kohë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH