Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e MOTIT për këtë të diel

Shkruar nga Liberale
Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e

Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH