Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas lajmit për lirimin e liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, i cili ishte arrestuar dhe mbajtur për vite me radhë në burg nga regjimi autoritar i Bjellorusisë.
Përmes një postimi në platformën “X”, Spiropali ka shprehur gëzimin dhe mbështetjen e saj për këtë zhvillim të rëndësishëm në fushën e të drejtave të njeriut. Ajo ka përgëzuar mikeshën e saj, lideren opozitare Svetlana Tsikhanouskaya dhe familjen e Tsikhanouskit, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti.
“Lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas viteve të burgosjes së padrejtë. E lumtur për mikeshën tonë të dashur @Tsihanouskaya dhe familjen e saj! Uroj që kjo të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shprese për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”, shkruan Spiropali.