Aktualitet

Sherr me gota në një lokal në Pogradec, dy të plagosur dhe tre të shoqëruar nga policia

Shkruar nga Liberale.al

Sherr me gota në një lokal në Pogradec, dy të plagosur dhe

Një konflikt i çastit ka degjeneruar në dhunë fizike dhe goditje me gota në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale për motive ende të paqarta, e cila ka përfunduar me plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuar kanë mbetur shtetasit me iniciale M. Xh. dhe K. N., të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar tre persona të tjerë të përfshirë në konflikt – A. K., N. Ç. dhe D. Xh., të cilët ndodhen në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH