Aktualitet

Zjarr në Karbunarë: Digjen ullishte dhe magazina, zjarrfikësit në luftë me flakët

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr në Karbunarë: Digjen ullishte dhe magazina, zjarrfikësit

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në periferi të Karbunarës, përgjatë aksit rrugor Lushnje–Berat. Flakët kanë përfshirë plantacione me agrume dhe ullishte, duke shkaktuar dëme të mëdha në pronat e fermerëve të zonës.

Zjarri ka djegur gjithashtu disa magazina të vogla që u përkisnin familjeve fermere. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Zjarrfikësit janë ende në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e mbetura. Falë ndërhyrjes së tyre në kohë, u shmang përhapja e zjarrit drejt serave dhe vreshtave, që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja ndodhen ende në vendngjarje për të shuar plotësisht zjarrin. Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, por hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH