Aktualitet

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur kundër dëshirës, shpallet në kërkim 17-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës me jë 15-vjeçare.

Kallëzimi në polici është bërë nga vajza e mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar një e mitur 15 vjeçe, se kundër dëshirës së saj ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin”, njoftoi policia.

Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH