Papa Leoni XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe dhe ndalimin e dhunës në Lindjen e Mesme, në një deklaratë të mbajtur gjatë lutjes së Angelus-it në Vatikan.
Në një moment të tensionuar ndërkombëtar, Ati i Shenjtë është ndalur veçanërisht tek përshkallëzimi i dhunës në Iran, Izrael dhe territoret palestineze, duke vënë theksin te vuajtja e popullatës civile, sidomos nē Gaza.
“Vazhdojnë të vijnë lajme alarmante nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani. Në këtë skenar dramatik që përfshin Izraelin dhe Palestinën, rrezikon të bjerë në harresë vuajtja e përditshme e popullsisë,” tha Papa, duke theksuar nevojën urgjente për ndihmë humanitare.