Aktualitet

Zjarri përfshin kodrën e Llamanit në Himarë, ndërhyn helikopteri

Shkruar nga Liberale
Zjarri përfshin kodrën e Llamanit në Himarë, ndërhyn

Flakët kanë përfshirë kodrën mbi zonën e Llamanit në Himarë, duke shkaktuar shqetësim tek pushuesit dhe banorët përreth.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Himarës dhe Dhërmiut, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me helikopter të Emergjencave Civile.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, ndërsa tymi i dendur është përhapur mbi zonat bregdetare, duke krijuar ndjesi ankthi te turistët që ndodhen pranë plazhit.

Autoritetet vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve, ndërkohë që apelojnë për kujdes maksimal në zonat pyjore gjatë temperaturave të larta të verës.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH