Aktualitet

Dibër/ 35 administratorë e zëvendëskryetarë japin dorëheqjen pas urdhrit të Kryeministrit

Shkruar nga Liberale.al

Dibër/ 35 administratorë e zëvendëskryetarë japin

Një valë dorëheqjesh ka ndodhur këtë të martë në katër bashkitë e Qarkut Dibër. 35 administratorë të njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre, pas një urdhri të Kryeministrit Edi Rama për largimin nga detyra të të gjithë atyre që kanë më shumë se 3 vite në këtë post.

Sipas korrespondentit të Report Tv, Mahir Jangulli, një ditë më parë, kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos zhvilluan mbledhje me administratorët dhe u njoftuan për vendimin e prerë të Kryeministrit.

Shifrat e dorëheqjeve sipas bashkive janë:

Dibër: 15 administratorë
Bulqizë: 8 administratorë
Mat: 8 administratorë
Klos: 4 administratorë
Por dorëheqjet nuk ndalojnë me kaq. Edhe nënkryetarët e bashkive kanë dhënë dorëheqjen:

Në Mat dhe Klos, është dorëhequr nga një zv/kryetar.
Në Dibër dhe Bulqizë, nga dy zv/kryetarë për secilën bashki.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH