Dy vajza të njohura të showbiz-it shqiptar, me inicialet A.D dhe R.R, raportohet se kanë zhvilluar takime të veçanta në burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës.
Sipas burimeve mediatike, thuajse dy muaj më parë, vajzat kanë hyrë në kohë të ndryshme në ambientet e burgut dhe kanë zhvilluar takime në dhoma speciale me një të dënuar, i cili dyshohet të jetë anëtar i grupit të njohur kriminal "Bajri".
Prania e tyre është regjistruar në librat e hyrje-daljeve të burgut dhe janë fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë. Takimet janë kryer me dijeninë e plotë të shefit të policisë së burgut, Dylber Beqiri, si dhe të drejtorit Leonard Mardoda.
Pas këtyre zhvillimeve, mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve, dhe masa pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.