Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lazios, në Romë, ku dy të rinj shqiptarë janë kapur me drogë dhe shumë para. Ngjarja ndodhi në rrugën Via Pontina Vecchia, kur një patrullë e karabinierisë ndaloi një makinë me dy persona në bord.
Sapo panë policinë, të rinjtë hodhën nga dritarja një pako, e cila rezultoi të ishte kokainë. Dyshimet e oficerëve çuan në kontrollin e shtëpisë së njërit prej tyre, një 26-vjeçar i njohur më parë nga policia italiane.
Gjatë kontrollit në banesë, i riu tentoi të largohej me forcë dhe sulmoi karabinierët. Ai u ndalua menjëherë, ndërsa brenda shtëpisë u gjetën rreth 1 kg kokainë e pastër, 36 mijë euro në para cash, dhe 10 kilogramë fishekzjarrë.
Karabinierët kanë sekuestruar drogën, paratë dhe fishekzjarrët, ndërsa ndaj të rinjve shqiptarë janë ngritur akuza për trafik droge, rezistencë ndaj forcave të rendit dhe mbajtje të materialeve të rrezikshme.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.