Në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, këtë të enjte është kërkuar ndërhyrje me helikopter. Strukturat e Emergjencave Civile të Shkodrës ndodhen në zonë dhe po koordinojnë veprimet me autoritetet e tjera për të përballuar situatën sa më lehtë, më shpejt dhe me më pak pasoja.
“Strukturat e Emergjencave Civile në Shkodër ndodhen në terren, në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz, duke koordinuar veprimet me strukturat vendore, Forcat e Armatosura dhe helikopterin e mbërritur për ndërhyrje”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, Bashkia e Fushë-Arrëzit ka thënë se po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas. Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit.