Aktualitet

Zjarri vijon në parkun e Gërmenjës, flakët drejt territorit grek

Shkruar nga Liberale
Zjarri vijon në parkun e Gërmenjës, flakët drejt territorit

Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet e njëjtë.

Sipas vlerësimeve, ditën e sotme ka një shtrirje më të madhe të sipërfaqes së prekur nga zjarri drejt territorit grek, si pasojë e efektit të erës.

Ekipi në terren ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës mbajtjen nën kontroll dhe monitorimin, duke punuar për të parandaluar përhapjen e perimetrit të zjarrit brenda zonës së mbrojtur.

Në terren ndodhen rreth 40 forca dhe 9 mjete, specifikisht: Forca zjarrfikëse: 11

Mjete zjarrfikëse: 2

Zonat e Mbrojtura: 6 forca

Vullnetarë: 5

Forca të ushtrisë: 5 xhenierë, 4 kimistë

Mjete ushtarake: 2

Forca policie: 3

Mjete policie: 1

Forca pyjore: 4

Mjete pyjore: 1

Forca të bashkisë: 6

Mjete agregate: 3

Shërbimi i Bashkisë Kolonjë ka angazhuar edhe tre mjete për hapje rruge pyjore, në mënyrë që mjetet zjarrfikëse të afrohen sa më pranë sipërfaqes së prekur, e cila ndodhet në një distancë prej rreth dy orësh larg në një terren të vështirë për t’u përshkruar.

Zona paraqet gjithashtu rrezikshmëri nga municionet, ndaj veprimet në terren janë shumë të kontrolluara. Jemi në komunikim dhe koordinim të ngushtë me strukturat e palës greke.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH