Aktualitet

Rrëzohet me eksploziv shtëpia e fundit në Theth

Shkruar nga Liberale

 

Rrëzohet me eksploziv shtëpia e fundit në Theth

Sipas burimeve zyrtare është shembur me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave në një prej destinacioneve turistike më të njohura të veriut të vendit.

Prej orësh, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses, pa incidente.

Banorët e kanë kundërshtuar me forcë këtë veprim, duke thënë se atyre iu ishte premtuar në vite që të zhvillonin biznese në pronat e tyre, por duke qenë se nuk kanë dokumentet, e kanë pasur të pamundur të aplikojnë për leje.Situata në terren u rëndua disa herë, madje deri në hedhjen e molotovit drejt fadromave, ndërsa policia u detyrua të mbronte me armë punonjësit e IKMT-së në mënyrë që të kryenin punën.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH