Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në tetë lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku ka arrestuar katër persona të dyshuar.
Gjatë bastisjeve, policia ka sekuestruar një pushkë automatike të llojit AK-47, 23 fishekë, dy karikatorë, një bajonetë dhe një thikë. Po ashtu, janë gjetur rreth 78 gram substancë e dyshuar narkotike, si dhe disa pajisje elektronike, përfshirë shtatë telefona.
Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.