Bota

Netanyahu dhe Trump BISEDË telefonike: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin, të gjitha avionët e tij do të kthehen pas...

Shkruar nga Liberale

Netanyahu dhe Trump BISEDË telefonike: Izraeli nuk do ta sulmojë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike të martën pasdite, në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, pas shkeljes së raportuar të armëpushimit nga ana e Teheranit.

Sipas mediave izraelite, biseda vjen pasi Trump shprehu publikisht pakënaqësinë e tij për planet e Izraelit për një sulm të mundshëm hakmarrës ndaj Iranit, duke e cilësuar si një veprim që do të minonte marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.

Burime pranë qeverisë izraelite nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi “simbolik”, megjithatë pas telefonatës me Netanyahun, Trump u shpreh qartë:

“Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin. Të gjithë avionët izraelitë do të kthehen në atdheun e tyre”, deklaroi presidenti amerikan përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social.

Deklarata e Trump vjen në një moment kritik, ku ndërhyrja diplomatike shihet si kyç për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH