Opinion

OPINION nga Majlinda Bregu: Në kujtim të Verder DAUM, njeriu që hapi portat

Shkruar nga Liberale
OPINION nga Majlinda Bregu: Në kujtim të Verder DAUM, njeriu që

Nga Majlinda Bregu

Në kujtim të Werner Daum!????️

Njeriu që hapi portat!

Ka disa njerëz që nuk lënë vetëm gjurmë, por edhe porta të hapura.

Werner Daum, diplomati gjerman që u nda nga jeta para pak orësh këtu, në Shqipëri, ishte një prej tyre

Kisha lexuar e dëgjuar shumë për ambasadorin gjerman që 35 vite më parë vendosi të bënte të kalueshëm “murin gjerman” që ndante Shqipërinë e dhunuar nga diktatura,me lirinë e ëndërruar Europiane. 

Rastësia e desh këtë herë që Werner Daum, ta takoj për disa momente, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të UET. 

Universiteti Europian i Tiranës

“Amazing,” , - ishte fjala e parë me të cilën iu drejtua me një mesazh të kthjellët të rinjve të sapodiplomuar, duke iu lënë pa e ditur mesazhin-amanet më të bukur që njëriu mund të lërë ne fund jetë brezit të ri: “Ju përfaqësoni të ardhmen e këtij vendi, por dhe rezultatin e mundimit té brezave para jush”. 

Fare thjesht si për të na thënë të gjithëve se e ardhmja nuk është një flëtë e bardhë, por është vazhdimësi e asaj që jemi, asaj që kemi arritur me mund, gabime dhe guxim brezash, është përgjegjësi por edhe privilegj.

Edhe sot, pas 35 vitesh, gardhet mund të jenë ende atje, por ka gjithmonë diçka “amazing” tek ata që guxojnë t’i kapërcejnë apo ata që nuk pranojnë të mbajnë portat të mbyllura.

Europa nuk është një hartë; është një bindje se njerëzit meritojnë të mos mbeten pas mureve.

Werner Daum ishte kujdestar i kësaj bindjeje.

Mirënjohje për nje burrë me mend, që me fjalët e fundit na kujtoi se liria nuk jeton dot në harresë. 

Eshtë më shumë se një fjalë. 

Është një portë e hapur me guxim që fillon aty ku shemben muret!

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH