Opinion

OPINION nga Ylli Manjani: Atdheu ka vetëm tradhtarë. Këtë vetëm projekt Kodi i ri Penal nuk e di

Shkruar nga Liberale

OPINION nga Ylli Manjani: Atdheu ka vetëm tradhtarë. Këtë

Ylli Manjani

Projektkodi i ri penal propozon rikthimin e dënimit të shqiptarëve për tradhti ndaj atdheut. Në vitin 1995 e hoqëm nga Kodi Penal këtë vepër që ishte më parë në kodin e qeverisë komuniste.

E hoqëm nga lista e veprave penale me një arsyetim të thjeshtë: të heqim ndëshkueshmërinë me natyrë politike të shqiptarëve.

Sot propozohet të rikthehet në listën e stërgjatë të veprave penale.

E di që snobët ndërkombëtaristë janë të gatshëm të na listojnë një numër shtetesh të NATOS që u ka mbetë ai nen në kodet e tyre penale. Por do tu lutesha për një moment të mos na bëjnë majmunin ndërkombëtar dhe, së bashku me atë listë të na tregojnë se sa është zbatuar ky nen në ato vende, në 100 vitet e fundit?

Kush më shumë se shteti shqiptar i 80 viteve të fundit ka dënuar shtetasit e vet për tradhëti ndaj atdheut?

Gjejini këto statistika njëherë pastaj bëni majmunin.

Tani, të arsyetojmë pak për shoqërinë tonë, shqiptarët tanë dhe marrëdhënien e tyre me atdheun. Me dhéun e atit/babës.

A mund të flitet më për tradhti ndaj atdheut kur:

1. Gjysma e popullsisë ka vendosur (për arsye të njohura) ta braktisë atdheun? Dmth kanë braktisur tokën (dhéun) e babës, shtëpitë e tyre e madhe edhe baballarët e tyre?!

2. Kemi masivisht shqiptarë mbajtës edhe të një shtetësie tjetër, nga ku kanë detyrime edhe për shtetin tjetër?!

3. Kemi zyrtarë shteti që krenohen hapur se janë Amerikanë, Anglezë, Italianë etj dhe, se paguhen nga agjensitë e tyre sekrete?! Psh këta të drejtësisë së re që punojnë hapur për Amerikën, çfarë janë në raport me at'dheun e tyre që i paguan për ti shërbyer shqiptarëve?!

4. Kemi vendimarrje publike që dhéun e atit ja vëmë në dispozicion cilitdo përveç se të birit trashëgimtar?!

A mund të flitet për tradhti ndaj atdheut në këto kushte pra?

A mund të flitet për tradhëti ndaj atdheut kur tradhtia ndaj tij është normë sjellje?! A ndalohet tradhtia ndaj atdheut kur të gjithë e braktisim atë për arsye krejt bazike?

Do ta kuptoja disi këtë nen në kohë lufte ku kërkohet rrjeshtim në llogore. Por në kohë paqe, rreziku është që tradhtarët e vetëm të jenë ata që braktisin llogoren politike ose llaxoren publike.

Se ne e kemi edhe atë shprehjen "kush nuk e bën shurrën me shokët, është o spiun o tradhtar"...

Shikojeni pra sa kollaj shpallesh tradhtar në këtë vend të mbushur me tradhti e tradhtarë. Për një privatësi në bërje shurre të shpallin tradhtar. Imagjino më shumë...

Shoqëria jonë e mbushur me tradhtarë nuk e ndalon dot tradhtinë me kod penal.

Po këtë gjë vetëm projektkodi i ri nuk e di...

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH