Politikë

E vërteta enigmatike e protestës së Yuri KIM para DASH, pas shkarkimeve masive nga TRUMP!

Shkruar nga Liberale

E vërteta enigmatike e protestës së Yuri KIM para DASH, pas

Departamenti Amerikan i Shtetit me urdhër të Presidentit Donald Trump vendosi të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës.

Sipas mediave të huaja, pas këtyre shkarkimeve masive, një protestë u mbajt jashtë ambienteve të Departamentit të Shtetit, ku u pa edhe ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri,.

Në pamjet e publikuara nga Reuters, ish-ambasadorja Kim është qartësisht e dukshme.


Vendimi për të pushuar nga puna stafin është përshëndetur nga Presidenti Donald Trump, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe republikanë të lartë si një veprim i nevojshëm që, sipas tyre, do ta bëjë diplomacinë amerikane më të shkathët dhe efektive.

Lajmi i pakonfirmuar për Yuri Kim është komentuar dhe është pritur mirë nga një pjesë e politikës në Tiranë, veçanërisht nga kampi i PD-së, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të diplomates amerikane me opozitën gjatë kohës kur ishte ambasadore e SHBA-së në Tiranë.

Mësohet se Kim vazhdon punën si Këshilltare e Lartë për Efikasitet dhe Llogaridhënie për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, por ka marrë pjesë në protestën simbolike në shenjë solidariteti për kolegët e shkarkuar.

Pamjet e shpërndara në media tregojnë ish-ambasadoren duke përqafuar dhe ngushëlluar ish-kolegët e saj, ndërsa mësohet të jetë shprehur se kjo “Është një ditë e dhimbshme për Shërbimin e Jashtëm. Ky vendim është një goditje për shumë prej atyre që kanë dhënë një kontribut prej vitesh.”

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH