Kosova

Policia bastis Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë

Shkruar nga Liberale

Policia bastis Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucione të tjera, në kuadër të një hetimi mbi mënyrën si është dhënë me qira një fabrikë për përpunimin e mbetjeve shtazore. Sipas Prokurorisë Speciale, kontrollet janë bërë edhe në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë dhe në ambientet e kompanisë që ka përfituar objektin.

Prokurori Admir Shala bëri të ditur se hetimi lidhet me dyshimet për parregullsi në dhënien me qira të pronës publike, ndërsa bastisjet janë kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Një ditë më parë, PDK akuzoi ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, se ka dhënë pronën pa ankand publik, duke shkelur ligjin për pronën publike që kërkon ankand dhe kufizon afatin e qirasë në 15 vjet, përveç rasteve të veçanta të miratuara nga Kuvendi.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH