Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, në një hapësirë ku ruheshin autopjesë dhe vetura të vjetra.
Komandanti i Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, ka konfirmuar për Klan Kosova se zjarri ka kapluar një “varrezë të kerreve” dhe ekipet janë duke punuar për ta lokalizuar atë.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll.