Kosova

Tragjike në Lipjan, shoferi përplas kalimtarët, humb jetën pas vdes aksidentit

Shkruar nga Liberale

 

Tragjike në Lipjan, shoferi përplas kalimtarët, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku një person i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar me automjet kalimtarët. I njëjti person më pas ka ndërruar jetë. Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë për ta vënë situatën nën kontroll.

“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë,” tha Borovci për Telegrafin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore si dhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e një hetimi penal. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH