Familja e akademikut të njohur, Rexhep Qosja, ndodhet në zi. Vajza e tij, Edita Qosja-Rexhepi, sot ka ndërruar jetë, duke sjellë trishtim e dhimbje në familje.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga djali i së ndjerës, Valjet Rexhepi. Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjeres do të bëhet sot, më 29 korrik 2025, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.
“Me pikëllim ju njoftojmë se sot, më 29 korrik 2025, ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi.Varrimi i saj do të bëhet po sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. E pamja do të mbahet në hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkurë"- ka shkruar ai.