Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një burrë 74-vjeçar është gjetur i pajetë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se trupi i të moshuarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar.
“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore,” tha Bytyqi.