Kosova

Takimi mes liderëve politikë në Kosovë përfundon pa marrëveshje, opozita e quan “farsë”

Shkruar nga Liberale.al

Takimi mes liderëve politikë në Kosovë përfundon pa

Takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Qëllimi i takimit ishte zhbllokimi i situatës politike dhe diskutimi për konstituimin e Kuvendit të ri pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit.

Pas dy orësh diskutime, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se takimi ishte një “farsë publike” dhe se Kurti nuk kishte sjellë asnjë qëndrim të ri në tryezë.

“Këto ishin të njëjtat qëndrime si para takimit,” tha Abdixhiku, duke kritikuar mungesën e vullnetit për kompromis nga ana e Kurtit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH