Kosova

“Shteti në pauzë”/ Shoqëria civile proteston kundër bllokadës në Kuvendin e Kosovës

Shkruar nga Liberale.al

“Shteti në pauzë”/  Shoqëria civile proteston

Bllokada në Kuvendin e Kosovës po vazhdon për të 37-ën herë me radhë, pa arritur konstituimin e tij dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, që nga 15 prilli. Deri tani janë mbajtur 36 seanca konstituive, por puna efektive e deputetëve nuk ka zgjatur as dy orë në total.

Në shenjë pakënaqësie dhe shqetësimi, organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit, me moton “Shteti në pauzë”. Ata mbajtën pankarta me mesazhe ironike si:
“A doni me shku në deti?”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë”, “Karriget janë për punë, jo për pushtet” dhe “Cirku i Republikës së Kosovës”, duke akuzuar deputetët për papërgjegjësi dhe për kthimin e parlamentit në një teatër politik.

Eugen Cakolli nga KDI u shpreh se Kuvendi është shndërruar në një “cirk të demokracisë”, ku çdo 48 orë deputetët takohen për disa minuta pa marrë asnjë vendim të rëndësishëm.

Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti tha se opozita po e zgjat qëllimisht këtë proces, por mohoi që të ketë ndonjë marrëveshje të fshehtë për zgjatjen e mandatit të qeverisë.

Shoqëria civile ka kërkuar me ngulm një marrëveshje politike, duke theksuar se ngërçi aktual nuk është problem ligjor apo procedural, por rrjedhojë e mungesës së vullnetit politik për bashkëpunim.

Mexhide Demolli paralajmëroi se protesta nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë çdo të dytën ditë, njësoj si përpjekjet e dështuar të deputetëve për ta konstituuar Kuvendin.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH