Andi Haxhiu, djali i opinionistit shqiptar nga Kosova Baton Haxhiu, është diplomuar me titullin më të lartë akademik, “Doctor of Philosophy”, në Universitetin prestigjioz të Edinburgh-ut.
Ceremonia e diplomimit u mbajt në një nga sallat më historike të universitetit, në Mbretërinë e Bashkuar ku Andi mori çmimin akademik.
Ai ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në një fushë të rëndësishme të shkencave shoqërore.
Andi mori diplomën përballë profesorëve dhe të ftuarve duke u përshëndetur me duartrokitje.
Kjo arritje është një moment krenarie për familjen Haxhiu dhe për të gjithë shqiptarët që synojnë ekselencën në arsim dhe shkencë./Liberale.al/