Kosova

Kurti kritikon opozitën për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit: Nuk kam shpjegim racional

Shkruar nga Liberale.al

Kurti kritikon opozitën për zvarritjen e konstituimit të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të partive opozitare për zvarritjen e konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se kjo sjellje po i zgjat jetën qeverisë aktuale në detyrë.

“Unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare, që po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale,” deklaroi Kurti, duke ironizuar me faktin se ndonëse ka përfunduar mandati qeverisës, ende nuk është bërë kalimi institucional.

Ai përjashtoi çdo ide për marrëveshje të fshehtë me opozitën, duke theksuar se, ndonëse dikush mund të dyshojë për një pakt të tillë, "kjo nuk është e vërtetë".

Kurti kërkoi nga të gjitha partitë që të kontribuojnë në themelimin e Kuvendit dhe më pas të kalojnë në procesin e formimit të qeverisë së re, në përputhje me procedurat kushtetuese. “Kuvendin duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Kuvendin nuk e themelon subjekti fitues, pavarësisht sa vota i ke,” tha ai.

Ai theksoi se pas konstituimit të Kuvendit, do të vijë momenti që ai, si mandatar, të dëshmojë nëse ka shumicën për të formuar qeverinë e re – duke lënë të hapur mundësinë që opozita të testojë mbështetjen që ai ka.

Kryeministri në detyrë shtoi se ka bërë përpjekje për marrëveshje politike për të ecur përpara, por këto janë refuzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila sipas tij, ka mbajtur qëndrim të ashpër.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH