Policia e Gjilanit ka arrestuar tre persona të dyshuar për një sulm fizik të rëndë që ndodhi më 16 maj, rreth orës 01:40 të mëngjesit, në fshatin Ranillug.
Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një burrë, duke e goditur me mjet të fortë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas njoftimit, të dyshuarit N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989). Pas intervistimit nga Policia, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të tre personat janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.