Sociale

Të nxehtit ekstrem “përvëlon” vendin! Ja disa këshilla si të mbroheni nga temperaturat që shkojnë deri në 40°C

Shkruar nga Liberale.al

Të nxehtit ekstrem “përvëlon” vendin! Ja disa


Temperaturat në vend kanë kapur nivele rekord këtë javë, me vlera që në disa zona arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Të rrezikuar më shumë janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Për të shmangur pasojat e rënda nga i nxehti, Instituti i Shëndetësisë Publike ka publikuar disa këshilla të thjeshta por të domosdoshme:

Ja çfarë duhet të bëni:
Mos dilni nga ora 10:00 – 17:00
Qëndroni në hije ose në ambiente me ajër të freskët
Mbyllni dritaret gjatë ditës dhe hapini vetëm në mbrëmje
Vishuni hollë, me rroba pambuku dhe ngjyra të çelëta
Pini ujë çdo orë – të paktën 2 litra në ditë
Bëni dush të freskët disa herë në ditë
Mos lini kurrë fëmijë apo kafshë në makina të parkuara
Kontrolloni të moshuarit dhe të sëmurët që jetojnë vetëm
Përdorni ventilatorë vetëm kur temperatura është nën 40°C
Kondicionerin vendoseni në 27°C – kombinoni me ventilator për më shumë efekt

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH