Aktualitet

Skandaloze/ Pajisja kryesore për radioterapi në Onkologjik del jashtë funksionit

Shkruar nga Liberale
Skandaloze/ Pajisja kryesore për radioterapi në Onkologjik del

Në Spitalin Onkologjik të Tiranës, një nga dy pajisjet kryesore për trajtimin e tumoreve, Akseleratori Linear 2, ka dalë jashtë funksioni prej disa ditësh. Burime për Report Tv konfirmojnë se bëhet fjalë për një defekt teknik, për të cilin po punohet me qëllim që aparatura të rikthehet në funksionim gjatë javës së ardhshme.

Kjo situatë ka shkaktuar vonesa dhe shqetësim për pacientët që ndjekin trajtimin me radioterapi, pasi një pajisje e vetme nuk mjafton për të përballuar fluksin e të sëmurëve nga e gjithë Shqipëria.

Report Tv i është drejtuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë për një deklaratë zyrtare mbi situatën dhe afatet për rikthimin e pajisjes në funksion, por deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin ndërprerje të trajtimit për shkak të problemeve teknike. Në një rast të mëparshëm, terapitë u ndërprenë për ditë me radhë pasi dera e dhomës bunker, ku ndodhet akseleratori, nuk mbyllej dhe u desh ndërhyrja pas denoncimeve publike.

Në Onkologjik ndodhen vetëm dy akseleratorë të tillë, pajisje moderne për trajtimin e tumoreve. Kur njëra prej tyre del jashtë funksionit, barra bie e gjitha mbi pajisjen tjetër, çka e bën thuajse të pamundur mbulimin e nevojave për trajtim në kohë të pacientëve.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH