Kosova

Bizneset kosovarë në revoltë kundër tregut të hapur

Shkruar nga Liberale.al

Bizneset kosovarë në revoltë kundër tregut të hapur

Qindra biznese protestuan të enjten në kryeqytetin e Kosovës, duke bllokuar rrugët hyrëse në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të ri të rregullatorit të energjisë që i detyron ata të kalojnë në tregun e hapur për blerjen e energjisë elektrike. Protesta e organizuar është bërë lajm ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen edhe të agjencisë prestigjioze Reuters, e cila e raportoi ngjarjen në detaje.

Sipas vendimit të marrë në mars nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke filluar nga 1 qershori 2025, kompanitë që punësojnë më shumë se 50 persona ose që kanë një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, nuk do të kenë më qasje në tarifat e subvencionuara të energjisë. Në vend të kësaj, ato do të jenë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë, ku çmimet janë dukshëm më të larta.

Bizneset paralajmërojnë pasoja të rënda financiare, përfshirë trefishim të faturave të energjisë, humbje fitimi dhe vështirësi në ruajtjen e vendeve të punës. Shaqir Palushi, pronari i kompanisë së pijeve “Frutex”, deklaroi për Reuters se vetëm për kompaninë e tij, fatura vjetore e energjisë mund të rritet nga disa qindra mijëra në rreth 1.3 milionë euro, sipas ofertave të marra nga furnizuesit alternativë.

“Është një barrë e papërballueshme për ne. Po flasim për një rritje drastike që kërcënon stabilitetin e biznesit”, u shpreh Palushi.

Kamionë, furgonë të vegjël dhe punëtorë me uniforma bllokuan disa nga rrugët kryesore në Prishtinë. Një prani e madhe e policisë monitoronte protestat.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH