Pas lajmeve që qarkulluan në media dhe rrjetet sociale për një zjarr në banesën e saj, Françeska Murati ka reaguar për herë të parë dhe ka qetësuar ndjekësit me një postim në Instagram.
Ajo publikoi një video ku shfaqet duke kryer punime në apartament dhe dha një mesazh të qartë:
“Gjithçka është në rregull.”
Françeska falënderoi të gjithë ata që i shkruan për të pyetur nëse ishte mirë, duke theksuar se mbështetja e ndjekësve e ka prekur shumë.
“Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm, mos me hap panik kot me video të tilla,” – shkruan ajo, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi në shpërndarjen e informacioneve.
Sipas saj, situata është vënë nën kontroll shumë shpejt, falë ndërhyrjes së administratës së ndërtesës dhe reagimit të menjëhershëm.
“Gjithçka është mirë tani,” përfundon ajo mesazhin, duke larguar çdo dyshim për rrezik të mundshëm në banesën e saj.