Një moment emocionues ka qenë ai i takimit të një vajze të re nga Peja me zonjën nga Tirana, pas shumë vitesh.
Historia ka të bëjë me një grua nga Tirana, e cila është ritakuar pas shumë vitesh me vajzën nga Peja, të cilën në vitin 1999, kur Kosova u sulmua nga forcat paramilitare serbe, e mbajti në duar teksa ishte vetëm një fëmijë i vogël.
Ndërkohë një ditë më parë, zonja Lirie ka shkuar në Pejë, ku është ritakuar dhe ka rikrijuar fotografinë pas plot 26 vitesh.
Ky moment i veçantë është publikuar në rrjetet sociale pikërisht nga Melisa Zekaj, foto e cila ka marrë mjaft pëlqime dhe komente dashamirëse.