Kosova

Kosova merr masa ndaj një shtetasi serb për cenim të sigurisë kombëtare

Shkruar nga Liberale.al

Kosova merr masa ndaj një shtetasi serb për cenim të

Policia e Kosovës ka arrestuar Nikolla Vujoviç, një qytetar nga komuniteti serb. Ministria e Brendshme njoftoi se Vujoviç i është hequr edhe shtetësia, sepse është punësuar në Policinë e Serbisë, gjë që sipas tyre rrezikon sigurinë e Kosovës.

Nikolla Vujoviç është dërguar në kampin e azilantëve në Prishtinë dhe tani po pret të ekstradohet.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se Vujoviç është privuar nga shtetësia për shkak të cenimit të sigurisë kombëtare. Ai nuk dha më shumë detaje për rastin apo për arrestimin e Vujoviçit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH