Aktualitet

Pronarët kthehen në punëtorë në Shqipëri: Të huajt vijnë pa eksperiencë ose largohen pas 2 muajsh

Shkruar nga Liberale

Pronarët kthehen në punëtorë në Shqipëri: Të

Janë pasojat e asaj që pritej. Puna nuk u vlerësua, njerëzit produktivë u larguan andej nga ajo vlerësohet, të huajt vijnë e ikin duke mos i dhënë zgjidhje nevojës për fuqi punëtore dhe si përfundim: pronarët po kthehen në punëtorë për të shpëtuar biznesin apo sipërmarrjen

1 në 16 punonjës në të gjithë vendin sipas kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Punës rezulton të jetë i huaj.

Nevoja e bizneseve shqiptare për të plotësuar boshllëqet në punësim është vështirësuar ndërkohë importimi nga vendet e treta po rezulton i pasuksesshëm sipas agjencive të punësimit.

Klodian Shaqiri ekspertë në tregun e punës tregon se më shumë bizneseve shfaqen të pakënaqura për shkak të punonjësve të pakualifikuar.

Vitin e kaluar sipas Inspektoratit Shtetëror i Punës nga rreth 200 mijë vende pune të inspektuara në të gjithë vendin, janë evidentuar 12 mijë e 500 të huaj. Janë punonjësit nga Egjipti, Pakistani, Filipinet dhe India që kanë rritur kërkesat për t’u punësuar në Shqipëri? Por sa i shërbejnë tregun shqiptar?

Teksa bizneset shqiptare shprehen të pakënaqura nga të huajt e pakualifikuar, a po përdoret Shqipëria si një trampolinë drejt vendeve të tjera?

Mungesa e punonjësve e ka kthyer tashmë administratorin e biznesit nga pronar në punëtor. Sipas INSTAT 51 % e bizneseve në vend vuajnë mungesën e stafit.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH