Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vetëm pak javë pasi u emërua në krye të këtij posti.
Dhe në vend të saj është emëruar mjeku Florenc Spaho, ish-deputet i Partisë Socialiste, si dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë.
Bali, e cila mori detyrën më 29 maj 2025 duke zëvendësuar Alma Canin, u zevëndësua pa mbushur dy muaj në krye të institucionit më të madh shëndetësor.
Ndërkaq, emërimi i Spahos në krye të QSUT-së është konfirmuar nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Florenc Spaho pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vazhdim. Ende nuk bëhen të ditura arsyet apo motivi largimit të Donjeta Balit nga ky pozicion.