Kosova

Humb jetën tragjikisht 18 vjeçari shqiptar në Gjermani. MESAZHI prekës i të vëllait!

Shkruar nga Liberale

Humb jetën tragjikisht 18 vjeçari shqiptar në Gjermani. MESAZHI

Ardian Dushkolli është 18-vjeçari shqiptar që vdiq tragjikisht në një liqen në Gjermani. I riu dyshohet se u mbyt në rrethana ende të paqarta dhe që janë nën hetim.

Humb jetën tragjikisht 18 vjeçari shqiptar në Gjermani. MESAZHI

Më prekëse ka qenë mesazhi i vëllait të 18 vjeçarit. “Ardian o engjull o vllau jem Allahu ne Lula gjenetit te shperbfelt. Ike, i le vllaznin” shkruan Andyli.

Pas lajmit për vdekjen e tij kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale për të ndjerin.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Për ndarjen nga jetë e të të riut ka shkruar dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Ardian Dushkollit. Kjo humbje e papritur dhe e rëndë na mërziti të gjithëve”.

“Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Bulliqi në facebook.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH